Kosova fiton edhe dy medalje tjera në Grand Prix të Kroacisë

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 22:25
Kosova fiton edhe dy medalje tjera në Grand Prix të Kroacisë

Pas dy medaljeve të fituara në konkurrencën e femrave, Kosova tani ka fituar edhe dy medalje në konkurrencën e meshkujve.

Qysh në ditën e parë në “Grand Prix Croatia 2022”, Kosova është duke shënuar suksese

Artiol Shaqiri fitoi medaljen e argjendtë, kurse Ensar Zejnullahu të bronztën.

Shaqiri medaljen e fitoi në kategorinë deri në 70 kilogramë, kurse Zejnullahu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ky turne në Kroaci ka filluar sot dhe do të përfundojë më 20 mars.


(Kosova Sot Online)