Ndërpritet ndeshja në Bundesligë, gjyqtari anësor goditet në kokë nga tifozët

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 22:52
Ndërpritet ndeshja në Bundesligë, gjyqtari anësor goditet në kokë nga tifozët

Është ndërprerë ndeshja mes Bochumit dhe Borussia Monchengladbachit, e vlefshme për javën e 27-të në Bundesligë.

Gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje deri në minutën e 68-të, kur edhe u ndëpre ndeshja shkaku i veprimeve të pahijshme të tifozëve.

Nga hedhja e gjërave të forta nga tifozët e Bochumit, e pësoi gjyqtari anësore, Christian Gittelmann.

Pas kësaj, gjyqtari kryesor i ndeshjes, Benjamin Cortus, vendosi për ndërprerjen e kësaj ndeshje.

“Loja nuk do të rifillojë. Mund t’i kërkojmë falje vetëm zyrtarisht Christian Gittelmannit. Një mbrëmje shumë e turpshme dhe e hidhur për ne. Një veprim jashtëzakonisht i marrë”, thuhet mes tjerash në reagimin e klubit të Bochumit.

Ndryshe, deri në momenti kur kjo ndeshje u ndërpre, duke fituar ishte Borussia Monchengladbachi me rezultatin 0:2.


(Kosova Sot Online)