
Lexoni edhe:
“Kosova është Shqipëri”, sherr mes tifozëve skocezë dhe atyre serbë
Ish-trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic po kalon kohë të vështira që nga largimi nga kombëtarja helvetike. Ai mori drejtimin e skuadrës franceze, Bordeaux, por u shkarkua pak kohë më parë. Tani, Petkovic po e akuzon klubin se i ka borxh miliona euro.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt gjatë verës. Vladimir Petkovic udhëhoqi Zvicrën deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian, duke eliminuar kampionin e botës, Francën dhe më pas vendosi ta linte ekipin kombëtar. Në fund të korrikut, ai nënshkroi kontratë tre vjeçare me Bordeaux dhe u largua nga Zvicra bashkë me asistentin e tij, Antonio Manicone. Vetëm gjashtë muaj më pas, gjithçka ka ndryshuar. Bordeaux e shkarkoi Petkovicin, teksa klubi është i parafundit në Ligue 1. Diçka që filloi me shumë shpresë nga të dy palët, përfundoi me përplasje të ulëta.
“Kosova është Shqipëri”, sherr mes tifozëve skocezë dhe atyre serbëLexoni edhe:
Sipas Blick, Girondins Bordeaux ka ndaluar të gjitha pagesat ndaj Petkonvicit dhe asistentit të tij. Sipas tyre, arsyeja është që Petkovici nuk veproi në interes të klubit. Është e qartë që Bordeaux dëshiron të ruajë para. Pas shkarkimit, kontrata e Petkovicit skadon në qershor 2024.
Sipas L’Equipe, ish-trajneri i Zvicrës fitonte 280 mijë euro në muaj. Përgjatë 29 muajve, shifra do të arrinte në 8.12 milionë euro. Ndërkohë, Petkovic ka ndërmarrë hapa ligjorë dhe e ka paditur klubin. Ai dëshiron të marrë atë që i takon.
(Kosova Sot Online )