Të hënën nis shitja e biletave për miqësoren Kosova – Burkina Faso

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 16:43
Të hënën nis shitja e biletave për miqësoren Kosova – Burkina Faso

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars.

Kjo ndeshje fillon në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online. Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Për informata më të hollësishme opinioni do të njoftohet me kohë.

(Kosova Sot Online )