Dita e “El Clasicos”

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 09:28
Dita e “El Clasicos”

Mbrëmja e sontme pa dyshim se do të jetë dëfryese për tifozët e futbollit. Ata do të jenë në gjendje të shohin derbin më të madh në planet, atë mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndonëse këtë sezon, objektivat e dy ekipeve nuk janë të njëjta, pritet që ndeshja të jetë e zjarrtë si çdoherë

Diferenca prej 15 pikëve (me një ndeshje më shumë të luajtur) e bën Real Madridin favorit, marrë parasysh se ndeshja gjithashtu do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” i cili pritet të jetë i mbushur plot sonte.

Barcelona është në formë fantastike kohëve të fundit, teksa humbjen e fundit në të gjitha garat e ka pasur në Kupën e Mbretit, duke u mposhtur pas vazhdimeve nga Athletic Bilbao.

Në La Liga, Barcelona ka katër ndeshje radhazi me fitore, kurse është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit, duke regjistruar tetë fitore dhe katër barazime. Humbja e fundit kampionale daton më 4 dhjetor ndaj Betisit me rezultat minimal 0:1.

Ndërkohë, Real Madridi vjen në këtë takim pas katër fitoreve radhazi në kampionat, kurse në përgjithësi ka tetë ndeshje pa humbje, ku ka regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime. Humbja e fundit është ndaj Getafes më 2 janar me rezultat 1:0.

Hendikep i madh për “Los Blancos” do të jetë mungesa e Karim Benzemas, i cili është i lënduar. Pa të, sulmi i tyre do të jetë dukshëm më i dobët.

Me fillim nga ora 21:00, në stadiumin ikonik “Santiago Bernabeu” përballen mes vete dy nga skuadrat më të mira në botë, Real Madridi dhe Barcelona. 

(Kosova Sot Online)