Shaqiri e shënon golin e parë në ShBA

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 09:40
Shaqiri e shënon golin e parë në ShBA

Xherdan Shaqiri e ka gjetur rrugën e golit me klubin e ri, Chicago Fire. Futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit shënoi golin e parë me klubin amerikan.

Chicago Fire fitoi 3:1 ndaj Sporting Kansas City, ndërsa Xherdan Shaqiri e shënoi golin nga penalltia në minutën e 50-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Chicago Fire shkojnë në vendin e dytë me tetë pikë në Konferencën Lindore.

(Kosova Sot Online)