Pioli: Ende 4 skuadra mund ta fitojnë titullin

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 10:18
Pioli: Ende 4 skuadra mund ta fitojnë titullin

Trajneri i Milanit, Stefano Piolo paralajmëroi se katër skuadra ende mund të fitojnë Scudetton.

Rossonerët triumfuan 0:1 në udhëtim ndaj Cagliarit, falë një supergoli të Bennacer.

Pas ndeshjes, Pioli deklaroi se kanë rrugë të gjatë përpara deri në fund të sezonit.

“Ne po bëjmë gjëra të shkëlqyera, por ne gjithashtu e dimë se ka katër skuadra që ende mund ta fitojnë Scudetton. Nuk ka kuptim të shikojmë shumë përpara, kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne duhet të përqendrohemi vetëm në rrugën tonë”, tha Pioli.

(Kosova Sot Online)