Dy super ndeshje në Superligë, vëmendja në Gjilan

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 11:24
Dy super ndeshje në Superligë, vëmendja në Gjilan

Dy super ndeshje na presin sonte në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Lideri aktual, Ballkani do ta presë në Suharekë Drenicën. Ballkani me fitore eventuale do ta rriste epërsinë në krye të tabelës për pesë pikë, pas barazimit të djeshëm të Gjilanit me Malishevën.

Në anën tjetër, Drenica kërkon fitore për t’i ikur edhe më shumë tri pozitave të para në tabelë.

Kurse, kryendeshje e kësaj jave do të luhet në Gjilan, aty ku do të përballen kampioni dhe nënkampioni në fuqi.

Drita do ta presë Prishtinën, në një derbi që pritet të jetë interesant. Drita gjendet e treta në tabelë me 43 pikë, kurse Prishtina e gjashta me 11 pikë më pak.

(Kosova Sot Online)