Mbappe do të marrë bonus rreth 80 milionë euro kur t’i bashkohet Realit

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 14:46
Mbappe do të marrë bonus rreth 80 milionë euro kur t’i bashkohet Realit

Kylian Mbappe me shumë gjasa do të ndërrojë ekip gjatë afatit kalimtar veror.

Dhe, destinacioni pothuajse është i sigurt.

Sulmuesi francez do t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Aty, ai do të marrë pagë marramendëse prej 50 milionë eurove në sezon.

Po ashtu, Mbappe do të fitojë një bonus prej rreth 80 milionë eurove kur t’i bashkohet “Los Blancos”, raporton Marca.

(Kosova Sot Online)