Ballkani fiton pastër dhe rrit diferencën në krye të tabelës

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 15:22
Ballkani fiton pastër dhe rrit diferencën në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Drenicës në Suharekë, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte Blend Baftiu që e kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 40-të të ndeshjes.

Lumbardh Dellova e dyfishoi epërsinë në minutën e 59-të, e që ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Ballkani bën hap gjigant drejt titullit, teksa tani ka 54 pikë në krye të tabelës, pesë më shumë se Gjilani i vendit të dytë.

Në anën tjetër, Drenica mbetet e shtata me 32 pikë, tri më pak se Dukagjini që gjendet në zonën e play-outit. 

(Kosova Sot Online)