Nisin bisedimet, Koeman drejt rikthimit

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 16:46
Nisin bisedimet, Koeman drejt rikthimit

Ronald Koeman mund të rikthehet së shpejti në punën e trajnerit dhe sërish te Kombëtarja e Holandës.

Federata e Futbollit e Holandës thuhet se është e interesuar për rikthimin e 58-vjeçarit.

Pas një periudhe të vështirë te Barcelona, holandezi u shkarkua dhe është i lirë që nga tetori i vitit të kaluar.

Megjithatë, ai mund të rikthehet sërish në krye të Kombëtares A të Holandës, sipas “NOS".

(Kosova Sot Online)