Një tifoz në mënyrë tinëzare ia vodhi fanellën sulmuesit të Ajaxit

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 17:26
Një tifoz në mënyrë tinëzare ia vodhi fanellën sulmuesit të Ajaxit

Ajaxi ka shënuar fitore në ndeshjen derbi ndaj PSV Eindhovenit, në kuadër të javës së 27-të në Eredivisie.

Në “Johan Cruijff Arena” vendasit shënuan fitore me rezultatin 3:2

Megjithatë, edhe një situatë e ndodhur pas ndeshjes ka marrë vëmendje të madhe.

Antony që ishte hero i Ajaxit sot pasi shënoi golin e fitores në minutën e 86-të, pas ndeshjes u nis drejt tifozëve për t’ia dhuruar fanellën një djaloshi të vogël.

Por, një i rritur me një veprim tinëzar ia vodhi fanellën nga duart sulmuesit brazilian.

E gjithë kjo është kapur nga kamerat, teksa video tashmë ka filluar të bëhet virale në internet. 

(Kosova Sot Online)