Zbulohet oferta që Juventusi po e planifikon për Gabriel Jesusin

  • A.P /
  • 20 March 2022 - 17:45
Zbulohet oferta që Juventusi po e planifikon për Gabriel Jesusin

Juventusi raportohet se po planifikon transferimin e Gabriel Jesusit nga Manchester City.

Sulmuesi brazilian mund të largohet nga “Etihad Stadium”, nëse kampioni në fuqi anglez transferon Erling Haalandin.

Sipas “Daily Star”, edhe Man City mund të pranojë shitjen e lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Juventusi thuhet se po përgatit një ofertë prej 65 milionë funteve për Jesusin.

24-vjeçari thuhet se nuk është i lumtur te “Qytetarët” shkaku i minutave, derisa ai dëshiron të ketë më shumë minuta për të shpresuar në një ftesë nga Kombëtarja e Brazilit për Kampionatin Botëror.

Kontrata e Gabriel Jesusit me Manchester Cityn skadon në verën e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)