Lëndohet futbollisti i Kosovës dhe mungon në miqësoret e marsit, zbulon gjithçka trajneri Giresse

  • S.A /
  • 21 March 2022 - 11:16
Lëndohet futbollisti i Kosovës dhe mungon në miqësoret e marsit, zbulon gjithçka trajneri Giresse

Emir Sahiti nuk do të mundë ta ndihmojë ekipin kombëtar të Kosovës në miqësoret e marsit.

Në fakt, prurja më e re e “Dardanëve” ishte i pafat pasi ka pësuar lëndim pikërisht në ndeshjen e fundjavës, 

Ai realizoi gol të bukur për Hajdukun dhe pritej debutimi në ndeshjen me Burkina Fason ose me Zvicrën.

Por, selektori Alain Giresse në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Sahiti është lënduar dhe se nuk do të mundë të llogarisë në të për miqësoret e marsit. 

(Kosova Sot Online )