Mosftesa e Paqaradës, trajneri Giresse e jep arsyen

  • S.A /
  • 21 March 2022 - 11:20
Mosftesa e Paqaradës, trajneri Giresse e jep arsyen

Trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse e ka zbuluar arsyen se përse nuk e ftoi Leart Paqaradën për miqësoret e marsit. Mbrojtësi i majtë kosovar po shfaq formë jetësore në Gjermani, por prapë i mungoi ftesa për miqësoret me Burkina Fason e Zvicrën, që do të luhen këtë muaj.

Ai kishte probleme me ish-selektortin, Bernard Challandes, por pritej që pas largimit të tij të merrte ftesë, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Jam i informuar se në të kaluarën ka ekzistuar një problem me Paqaradën. Të shohim në të ardhmen, kam nevojë të njihem me ekipin. Ndoshta edhe do të ftohet në të ardhmen Paqarada”, thotë Giresse.

(Kosova Sot Online )