Giresse: Kosova ka lojtarë të kualitetit të lartë, mund të kemi sukses

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 13:26
Giresse: Kosova ka lojtarë të kualitetit të lartë, mund të kemi sukses

Selektori i ri i Kosovës, Alain Giresse e ka lavdëruar ekipin që e ka marrë së fundmi në dorë.

Trajneri francez thotë se do të mundohet të vendos rregull në ekip dhe më pas bashkërisht të synohet suksesi.

Sipas tij, cilësia ekziston, por që duhet punuar që të arrihet edhe suksesi.

“Kosova ka lojtarë të kualitetit të lartë, për mua është me rëndësi të ketë rregull. Dhe, me lojë të mirë, mund të kemi efikasitet”, theksoi Giresse sot në konferencë për shtyp.

Ai tutje shtoi se do t’ua japë rastin të gjithë lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për miqësoret e marsit, me Burkina Fason dhe me Zvicrën.

Gjithashtu, paralajmëroi se do ta ftojë një lojtar tjetër në vend të Emir Sahitit, i cili pësoi lëndim së fundmi. 

(Kosova Sot Online)