Ahmed Januzi e fiton për herë të dytë çmimin “Ylli i Javës”

  • S.A /
  • 21 March 2022 - 14:06
Ahmed Januzi e fiton për herë të dytë çmimin “Ylli i Javës”

Ahmed Januzi ka dalë në skenë përsëri. “Ipswichi duhet ta bëjë të pamundurën për ta mbajtur Celinën”
Futbollisti vushtrrias është zgjedhur për herë të dytë “Ylli i Javës”, respektivisht futbollisti më i mirë i xhiros. 

Këtë çmim pas çdo xhiroje e ndan Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova.

Sulmuesi me përvojë pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të Dukagjinit kundër Llapit, me rezultat 2:1.


Ai i shënoi të dy golat për arkëtimin e tri pikëve të mëdha në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Golin e parë e realizoi në minutën e 10-të, derisa të dytin në minutën e 72-të.

Për Januzin kjo është hera e dytë që e merr këtë çmim, pasi ishte shpallur më i miri i javës edhe në xhiron e 7-të, në tetor të vitit të kaluar.

Pas fitores në Podujevë, KF Dukagjini (Klinë) mbetet në pozitën e 8-të, por arriti në kuotën e 29 pikëve.
(Kosova Sot Online )