Interi e do Cavanin në vend të Sanchezit

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 15:49
Interi e do Cavanin në vend të Sanchezit

Interi ia ka vënë syrin Edinson Cavanit.

Kampioni aktual italian e sheh sulmuesin uruguaian si zëvendësues ideal të Alexis Sanchezit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Gazzetta dello Sport”.

Sanchezit do t’i skadojë kontrata me “Nerazzurri” në vitin 2023, por klubi italian dëshiron ta kursejë rrogën e tij të majme për ta lënë atë të lirë gjatë verës që vjen.

Dhe, nëse Zikaltrit e gjejnë një blerës për sulmuesin kilian, Interi do të mundohet ta transferojë Cavanin.

Ish-futbollisti i Palermos, Napolit e Paris Saint-Germainit, ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të këtij sezoni.

Ai do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe mund të rikthehet në Serie A pas shumë vitesh.

Cavani ka oferta edhe nga Amerika e Jugut dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por preferon më shumë të vazhdojë të luajë në nivele të larta në futbollin evropian.

(Kosova Sot Online)