Gjimshiti nënshkruan kontratë të re me Atalantan

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 16:36
Gjimshiti nënshkruan kontratë të re me Atalantan

Berat Gjimshiti ka vazhduar kontratën me klubin e Atalantas.

Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam zgjatur kontratën me Atalantën. Mezi pres të kem edhe më shumë momente të suksesshme në këtë klub”, ka shkruar 29-vjeçari në “Instagram”.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë është pjesë e klubit italian që nga viti 2016.

Berat Gjimshiti është një prej futbollistëve kryesor te Atalanta. 

(Kosova Sot Online)