UEFA konfirmon dënimin e Agim Ademit

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 16:58
UEFA konfirmon dënimin e Agim Ademit

ashmë edhe vet UEFA ka konfirmuar për mediat kosovare se kryetari i FFK-se, Agim Ademi, ishte suspenduar nga futbolli në vitin 2020, përmes një vendimi të Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës.

“Organi për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë i UEFA vendosi për këtë çështje më 20 gusht 2020. Megjithatë, ky vendim nuk është më i vlefshëm ligjërisht, sepse ishte shfuqizuar nga një vendim tjetër i po katij organi”, tha UEFA.

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, në një intervistë për RTK mbrëmë është munduar ta përgënjeshtroi Eroll Salihun dhe kundërshtarët e tjerë të tij, të cilët para disa ditësh thanë se UEFA e kishte pezulluar Ademin kur gjykata e pati dënuar me nëntë muaj burgim, rast që është kthyer në rigjykim nga Supremja, shkruan Gazeta Express.

Ademi në RTK tha se nëse dikush e ka këtë letër, vendim të UEFA-s, le ta publikojë. E këtë letër disa minuta më vonë nga ajo deklaratë e ka publikuar media.

“Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022”, thuhet në letër.

“Duke u shpallur fajtor nga një gjykatë kombëtare e apelit për një vepër penale (që rezulton me një dënim me burg prej nëntë muajsh) që nuk përputhet me funksionin e tij si President i një Shoqate Anëtare të UEFA-s dhe anëtar i UEFA-s. Komiteti i HatTrick-ut”, thuhet tutje në dokumentin e UEFA-s të datës 20 gusht 2020. 

(Kosova Sot Online)