Drejtori i Dritës: Të dorëhiqen edhe anëtarët tjerë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 18:10
Drejtori i Dritës: Të dorëhiqen edhe anëtarët tjerë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Drejtori sportiv i klubit të Dritës, Valon Zymberi, ka bërë thirrje që edhe anëtarët e tjerë të japin dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Flamur Bunjaku sot edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, të cilit i prin Agim Ademi.

Pas dorëheqjes së tij, drejtori sportiv i klubit gjilanas ka thënë se të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe anëtarët tjerë të KE-së.

“Vendim i duhur!

Këtë rruge duhet ta ndjekin edhe antarët e tjerë të cilët ndjejnë përgjegjësi morale e profesionale!!

Futbolli është i të gjithve, jo i individëve”, ka shkruar Zymberi në “Facebook”. 

(Kosova Sot Online)