Martinez largohet nga Argjentina

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 18:47
Martinez largohet nga Argjentina

Klubi i Interit ka njoftuar se sulmuesi, Lautaro Marinez, është infektuar me koronavirus.

24-vjeçari rezultoi pozitiv me koroanvirus të dielën, para se të nisej drejt Argjentinës.

Kësisoj, Martinez nuk do të mund të grumbullohet me Kombëtaren e Argjentinës për ndeshjet e këtij muaji, ndaj Venezuelës (26 mars) dhe Ekuadorit (29 mars).

Interi shpreson që sulmuesi do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve ndërkombëtare.

Kampioni në fuqi italian do të luajë më 3 prill ndaj Juventusit. 

(Kosova Sot Online)