Lukaku vendos për t’u larguar nga Chelsea

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 19:10
Lukaku vendos për t’u larguar nga Chelsea

Romelu Lukaku raportohet se dëshiron që të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi belg u rikthye te londinezët në vitin e kaluar për 113 milionë euro, por thuhet se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge” sipas “Football Insider”.

E gjithë kjo thuhet se ka nisur në janar, kur Lukaku pati një përplasje me trajnerin, Thomas Tuchel.

Kjo i parapriu intervistës së 28-vjeçarit, kur ai pranoi publikisht se nuk është i lumtur te skuadra londineze.


Romelu Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i reprezentuesit belg, derisa ai vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim te Interi. 

(Kosova Sot Online)