Kosovë – Burkina Faso, shitja e biletave shtyhet për nesër

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 19:19
Kosovë – Burkina Faso, shitja e biletave shtyhet për nesër

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për shtyrjen e ditës për shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Burkina Fasos.

FFK kishte njoftuar më herët se biletat do të dalin në shitje ditën e sotme, por kjo nuk ndodhi.

Shtëpia e futbollit kosovar ka bërë të ditur se për shkaqe teknike biletat nuk janë vendosur sot në shitje.

Sipas FFK-së, biletat për miqësoren Kosovë – Burkina Faso do të dalin nesër, të martën.

Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila do të zhvillohet më 24 mars në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është shtyrë për ditën e martë. Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë. Për detajet tjera opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Kosova Sot Online)