Tenistin serb Novak Djokovic e 'nderojnë me një mural’ në Rahovec

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 19:50
Tenistin serb Novak Djokovic e 'nderojnë me një mural’ në Rahovec

Pretendohet se në Rahovec tenisti kontrovers serb Novak Djokovic qenka nderuar me një grafit në një mur që e quajnë mural. Kjo pikturë është përcjellë me një citat të tenistit serb madje.

“Dje në mëngjes agoi edhe murali i tenistit tonë e më të mirit të të gjitha kohërave, Novak Djokovic. I lumtë dora autorit Derox”, thuhet në faqen e Instagram të kontos “Biser Metohije” që e kishte postuar këtë fotografi.

Me këtë vizatim të tenistit ishte shkruar edhe një citat i tij në italisht dhe në serbisht.

Djokovic kishte shkaktuar mjaft kontroversa më parë e së fundi në Australi ku kishte refuzuar të vaksinohej dhe u dëbua nga atje.

Ai njihet për qëndrime e tij ultra-nacionaliste serbe duke e vlerësuar intervenimin e NATO’s për të ndaluar pastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë si agresion.


(Kosova Sot Online)