Chelsea në procesin e shitjes, mësohet dita se kur do të përcaktohet fati i klubit londinez

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 20:20
Chelsea në procesin e shitjes, mësohet dita se kur do të përcaktohet fati i klubit londinez

Banka tregtare “Raine Group”, e cila po këshillon Chelsean në procesin e shitjes, të martën pritet që ta marrë një vendim lidhur me të interesuarit për ta blerë klubin.

Pasi afati për dorëzimin e ofertave përfundoi të premten, tani pritet që të vendoset për pronarin e ri të klubit nga Londra.

Sipas “Goal”, zhvillime të mëtejshme priten të ndodhin të martën, kur edhe do të konfirmohet zyrtarisht një përzgjedhje e ofertuesve.

Sipas këtij mediumi, një konsorcium me lidhje të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë favoritët për të arritur një marrëveshje për blerjen e Chelseas.

(Kosova Sot Online)