Origi edhe më afër Milanit, zbulohen detaje të reja

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 21:00
Origi edhe më afër Milanit, zbulohen detaje të reja

Milani raportohet se është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Divock Origit.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, finalizimi i marrëveshjes mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

Nëse kjo lëvizje do të realizohet, atëherë Origi do t’iu bashkohet “Rossonerëve” si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon më 30 qershor.

Mediumi italian gjithashtu ka raportuar se Milani po përgatitet t’i ofrojë sulmuesit belg një kontratë me vlerë rreth 3-4 milionë euro në sezon.

Origi në “San Siro” do të luftonte për një vend titullari me dy veteranët, Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic. 


(Kosova Sot Online)