Dembele arrin marrëveshje me gjigantin evropian

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 22:10
Dembele arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Paris Saint-Germaini raportohet se nuk ka hequr dorë nga Ousmane Dembele, transmeton Gazeta Express.

E ardhmja e francezit ende është e paqartë. Ai ende nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën, derisa ka shkëlqyer në paraqitjet e fundit me këtë skuadër

Megjithatë, tani po raportohet se Dembele ka arritur marrëveshje verbale me PSG-në.

24-vjeçari në “Parc des Princes” mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Barcelonën skadon më 30 qershor.


(Kosova Sot Online)