Tifozët rusë: Serbët dhe rusët përgjithmonë vëllezër, Kosova është Serbi

  • S.A /
  • 22 March 2022 - 10:10
Tifozët rusë: Serbët dhe rusët përgjithmonë vëllezër, Kosova është Serbi

Rusët e kanë konfirmuar afërsinë me serbët, të cilët i konsiderojnë si vëllezër.

Këtë mendim e kanë edhe tifozët e Zenit St Petersburg, të cilët i kanë falënderuar serbët për mbështetjen dhe për protestat pro-ruse, në mbështetje të luftës që e kanë nisur rusët në Ukrainë.E tifozët rusë, në ndeshjen e fundit të ekipit të tyre të zemrës, janë dëgjuar duke kënduar këngë të ndryshme nacionaliste, ndërsa dëgjoheshin duke thënë: “Serbët dhe rusët janë gjithmonë vëllezër”, për të vazhduar me: “Vëllezër, ata janë hipokritë dhe kurrë s’do ta pranojnë të vërtetën”, si dhe “E dimë se ata nuk do të na japin rastin për paqe”, njofton mediumi serb “informer.rs”.

Ndër të tjera, tifozët rusë brohoritën edhe: “Kosova – Serbia” dhe “Përpara rusë”.

Rusët përmes videos dhe postimeve kanë thënë se gjithmonë mendojnë për Serbinë.

“Ne gjithmonë përpiqemi që në një mënyrë apo në një tjetër të shënojmë ngjarje të rëndësishme për Serbinë. 24 marsi – fillimi i bombardimeve të Beogradit, i cili ndodhi 23 vjet më parë, ka hyrë në kalendarin tonë para çdo fillim sezoni. E veprimi i fundit i serbëve na tregoi edhe më shumë për afërsinë që e kemi. Përveç mbështetjes për serbët, kjo është edhe një shprehje e mirënjohjes sonë për mbështetjen e paçmuar për Rusinë dhe për popullin rus së fundmi”, thuhet në njoftimin e tifozëve të Zenitit.

Serbët janë populli i vetëm në botë që i kanë dalë në krahë një agresori si Rusia, e cila po mundohet ta pushtojë Ukrainën, duke vrarë ndër të tjera edhe fëmijë.

https://t.me/stojilo

(Kosova Sot Online )