Pas lëndimit të Sahitit, trajneri Alain Giresse e ftoi sot futbollistin e Superligës

  • S.A /
  • 22 March 2022 - 10:50
Pas lëndimit të Sahitit, trajneri Alain Giresse e ftoi sot futbollistin e Superligës

Lumbardh Dellova është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës. Mbrojtësi kualitativ i Ballkanit e ka marrë ftesën nga selektori Alain Giresse për dy ndeshjet e marsit, ndaj Burkina Fasos më 24 mars dhe kundër Zvicrës më 29 të këtij muaji. Dellova do ta zëvendësojë futbollistin e Hajduk Splitit, Emir Sahiti, i cili u lëndua së fundmi me ekipin e tij teksa e mori ftesën e parë nga “Dardanët”.

Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës liderë të Superligës së Kosovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe ai në Hajduk të Splitit.  Ai është në formë jetësore dhe do të mundohet ta shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen.

(Kosova Sot Online )