Man City po kërkon mesfushor në vend të Fernandinhos

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 14:58
Man City po kërkon mesfushor në vend të Fernandinhos

Manchester City është në kërkim të një mesfushori të ri për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, “Citizens” po planifikojnë të ndahen me Fernandinhon

Mesfushori brazilian është duke i kaluar muajt e fundit në fanellën e kampionit aktual anglez.

Dhe, mediat britanike njoftojnë se trajneri Pep Guardiola ua ka kërkuar drejtuesve të klubit një mesfushor tjetër në vend të brazilianit.

Sidoqoftë, trajneri spanjoll nuk do të mbetej keq edhe nëse vendos të qëndrojë Fernandinho në “Etihad Stadium”.

Ai ka qenë lojtar i rëndësishëm i ekipit nga qyteti i Manchesterit në sukseset e arritura në sezonet e fundit.

“Citizens” pritet të bëjnë ndryshime në ekip për sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)