Barca ia mësyn Raphinhas

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 15:16
Barca ia mësyn Raphinhas

Barcelona e ka ndërmend të “peshkojë” në Premierligë verën që vjen.

Gjiganti katalunas në fakt ia ka vënë syrin futbollistit të Leeds United, Raphinga.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Trajneri Xavi Hernandez e ka dhënë dritën e gjelbër për këtë lëvizje derisa “Blaugrana” e kanë bërë kontaktin e parë me “Whites” për ta diskutuar këtë transferim eventual.

Raphinha shihet si një zëvendësues ideal i Ousmane Dembeles, i cili mund të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës pasi do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

E nëse mesfushori ofanziv francez vendos të qëndrojë në Spanjë, atëherë mund të dështojë transferimi i mesfushorit ofanziv, Raphinha, i cili po shkëlqen këtë sezon në kampionatin anglez.

Braziliani pëlqehet edhe në Francë nga Paris Saint-Germaini. 

(Kosova Sot Online)