UEFA cakton vendin dhe orarin për finalen e madhe mes Italisë dhe Argjentinës

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 17:03
UEFA cakton vendin dhe orarin për finalen e madhe mes Italisë dhe Argjentinës

Është caktuar orari për finalen mes kampionit të Evropës, Italisë, dhe atij të Kupës së Amerikës, Argjentinës.

UEFA ka bërë të ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet më 1 qershor të këtij vit.

“Finalissima” do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 20:45, sipas kohës sonë lokale.

(Kosova Sot Online)