Ahmet Shala emërohet menaxher në FBPK

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 17:53
Ahmet Shala emërohet menaxher në FBPK

Përvoja e tij afër 30 vjeçare në sportin e boksit, bëri që trajneri, Ahmet Shala nga Peja të licensohet si menaxher në kuadër të Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës.

“Tani do ta vë në dispozicion për bokserat, të cilët kanë deshirë dhe potencial për ta provuar vetelën në boksin profesionist. Organizimin e parë do ta bëjë në Pejë, nën mbikqyerjn e Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës”- ka thënë trajneri Shala me këtë rast.

Ndryshe, Shala ishte njëri ndër trajnerët e parë pas luftës, i cili kontribuoi në ngritjen e talentëve të boksit pejan, si Disarjot Gashi, Shpëtim Shala etj, të cilët debutuan edhe në arenën ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)