Ederson tërhiqet nga Brazili

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 18:43
Ederson tërhiqet nga Brazili

Ederson nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit për dy ndeshjet e këtij muaji.

28-vjeçari ishte përzgjedhur për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit 2022, ndaj Kilit dhe Bolivisë.

Megjithatë, Federata e Futbollit të Brazilit ka njoftuar se Ederson është zëvendësuar nga Everson.

Portieri i Manchester Cityt është i sëmurë dhe kjo është arsyeja e tërheqjes nga grumbullimi me Brazilin.

Brazili tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, megjithatë ata kanë shansin të fitojnë grupin në ndeshjet e ardhshme, pasi Argjentina ende po i sfidon ata për vendin e parë. 

(Kosova Sot Online)