Broja ende në radarin e gjigantit italian

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 18:58
Broja ende në radarin e gjigantit italian

Milani raportohet se nuk ka hequr dorë ende nga interesimi për Armando Brojën.

Sulmuesi shqiptar po kalon sezon të shkëlqyeshëm me Southamptonin, teksa ka marrë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Gazetari i afërt me klubin e Milanit, Carlo Pellegatti, ka bërë të ditur se klubi italian ishte duke e monitoruar Brojën, por që pas fillimit të luftës në Ukrainë, gjërat u komplikuan.

“Para ngjarjeve tragjike mes Rusisë dhe Ukrainës që kanë shtyrë Qeverinë britanike që të sanksiononte Abramovichin, Milani po monitoronte situatën. Hipoteza ishte ajo e një huazimi. Në Shqipëri janë shumë të apasionuar pas futbollit italian”, ka thënë ai në kanalin e tij në “YouTube”.

Carlo Pellegatti nuk ka përjashtuar mundësinë që Milani të shqyrtojë sërish mundësinë e transferimit të anëtarit të Kombëtares së Shqipërisë.

“Më thonë që lojtari vlerësohet 70 milionë euro. Nuk e përjashtoj që Milani mund ta kishte marrë në huazim. Por sot që flasim, Milani është shumë i kujdesshëm për këtë, situata është komplikuar. Drejtuesit e kuqezinjëve nuk mund të presin zhvillimet e ngjarjeve te klubi i  Chelseas. Nëse do të mbërrinin pronarë të rinj dhe drejtues të rinj, Milani mund të kthehet në garë për Brojën. Gjithmonë nëse nuk e mbyll më parë marrëveshjen me Origin, i cili deri më sot është kandidati numër 1. Me disa shifra të përballueshme, Milani munda ta mendojë një gjë të tillë”, tha Pellegatti.

20-vjeçari është nën pronësinë e Chelseas, teksa këtë sezon po e kalon si i huazuar te Southamptoni.

Armando Broja me “Blutë” e Londrës ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online)