Agim Ademi përsëri insiston se nuk ka qenë i dënuar nga UEFA

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 19:15
Agim Ademi përsëri insiston se nuk ka qenë i dënuar nga UEFA

Pavarësisht publikimit nga mediat të dokumentit të UEFA-s të vitit 2020, në të cilin Disiplinori i UEFA-s e kishte pezulluar Agim Ademin nga futbolli shkaku se ishte dënuar më 9 muaj burg nga Gjykata e Kosovës, kryetari i FFK-së insiston se ndaj tij nuk është shqiptuar asnjë dënim.

UEFA dje ka sqaruar se ai dënim i shqiptuar ndaj Ademit ishte shfuqizuar, pasi rasti gjyqësor i tij u rikthye në rigjykim nga Supremja.

Sot, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar ka publikuar në “Facebook” një letër të cilën ia ka dërguar UEFA, ku është konfirmuar se s’ka ndonjë dënim ndaj tij.

(Kosova Sot Online)