Kessie nënshkruan me Barcelonën, këto janë detajet e marrëveshjes

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 19:30
Kessie nënshkruan me Barcelonën, këto janë detajet e marrëveshjes

Franck Kessie tashmë raportohet se edhe ka nënshkruar me Barcelonën.

Sipas Fabrizio Romanos, 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Kessie te Barcelona do të përfitojë 6,5 milionë euro në vit, plus bonuset.

Mesfushori i Milanit sot ka kryer edhe testet mjekësore me klubin katalunas.

Franck Kessie në “Camp Nou” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Rossonerët” skadon më 30 qershor. 


(Kosova Sot Online)