Njëri prej futbollistëve kryesorë të Zvicrës nuk do të luajë ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 19:51
Njëri prej futbollistëve kryesorë të Zvicrës nuk do të luajë ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Yann Sommer për ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Federata zvicerane gjithashtu bëri ë ditur se portieri i parë i tyre nuk do të mund të aktivizohet në ndeshjet ndaj Anglisë dhe Kosovës.

David von Ballmoos nga skuadra Young Boys është ftuar si zëvendësues i Sommerit.

Zvicra më 26 mars do të luajë në udhëtim te Anglia, kurse më 29 mars e pret Kosovën.


(Kosova Sot Online)