Xhaka i emocionuar: S’më besohet që do të luaj ndaj ekipit që e dua – Kosovës, do ta shijoj në maksimum lojën time të 100-të

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 20:25
Xhaka i emocionuar: S’më besohet që do të luaj ndaj ekipit që e dua – Kosovës, do ta shijoj në maksimum lojën time të 100-të

Granit Xhaka i është bashkuar Përfaqësueses së Zvicrës, në prag të ndeshjeve miqësore me Anglinë e Kosovën.

Mesfushori nga Kosova mungoi dje në seancën e parë stërvitore, për shkak të problemeve me stomakun.

Megjithatë, Xhaka ka lënë problemet prapa dhe sot ka udhëtuar drejt Marbellas, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të “Helvetikëve”.

Anëtari i Arsenalit i ka munguar Zvicrës në shtatë ndeshjet e fundit, teksa ai do të debutojë nën urdhërat e Murat Yakin të shtunën ndaj Anglisë, teksa më 29 mars pritet të paraqitet.

(Kosova Sot Online)