Tifozi ia fut frikën në palcë Gavit teksa i afrohet tek vetura

  • S.A /
  • 23 March 2022 - 09:05
Tifozi ia fut frikën në palcë Gavit teksa i afrohet tek vetura

Një mysafir i paftuar në veturën në të cilën gjendej.

Kështu mund të përshkruhet situata me të cilën u përball supe-talenti i Barcelonës, Pablo Gavi së fundmi, shkruan. Teksa po qëndronte në veturë duke shikuar në telefon dhe i koncentruar maksimalisht aty, mesfushori i talentuar e pësoi frikën më të madhe të jetës.

Në fakt, ishte një tifoz që iu afrua dritares së veturës dhe e thirri emrin e tij.

E në ndërkohë Gavi e bëri një reagim frike, ndërsa tifozi filloi të qeshte dhe të vazhdonte të fliste.

Tifozi në fjalë më pas i kërkoi falje 17 vjeçarit, i cili së fundmi u grumbullua me Kombëtaren e Spanjës për ndeshjet e marsit.

E buzëqeshja nuk i mungoi edhe futbollistit të ri të gjigantit katalunas.

Kjo video është bërë virale dhe të qeshurat e atyre që e panë, nuk kanë munguar.

Për më tepër, mund ta ndiqni videon më poshtë. 

https://scontent.cdninstagram.com/v/t51.2885-19/124130420_773744700024372_5665140123220247279_n.jpg?stp=dst-jpg_s150x150&_nc_ht=scontent.cdninstagram.com&_nc_cat=1&_nc_ohc=S-uIv9WcIScAX8N-1Na&edm=AJBgZrYBAAAA&ccb=7-4&oh=00_AT9nsYfUljlS0h1hAWU0XzPMXOsH0OGXJ4-pUbUvynaE7Q&oe=6242AF8E&_nc_sid=78c662

(Kosova Sot Online )