“Vrapojmë shtigjeve të Haradin Bajramit”, dëshmori i kombit kujtohet me garë të vrapimit në Lipjan

  • S.A /
  • 23 March 2022 - 09:25
“Vrapojmë shtigjeve të Haradin Bajramit”, dëshmori i kombit kujtohet me garë të vrapimit në Lipjan

Dëshmorët e kombit do të kujtohen gjithmonë për kontributin e tyre në lirinë e vendit, të cilën po e shijojmë qe më shumë se dy dekada.

E të njëjtën gjë po e bëjnë edhe Kuvendi Komunal i Lipjanit në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe klubin atletik “Blinaja”.Në fakt, për nder të 23 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Haradin Bajrami “Dinamiti”, në Lipjan do të organizohet gara e vrapimit “Vrapojmë Shtigjeve të Haradin Bajramit”.

Organizimi i kësaj gare do të bëhet në shtegun e ecjes në Lipjan më 3 prill në orën 11:00.

Organizatorët i kanë prezantuar edhe disiplinat e kësaj gare dhe kohën e startit sipas disiplinave.Gjithashtu, ata njoftuan se për të gjithë fituesit do të ketë diploma e medalje, kurse te fituesit e seniorëve edhe kupa. 

Image

(Kosova Sot Online )