Pasi e la luftën në Ukrainë, Usyk e konfirmon rimeçin me Joshuan

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 20:25
Pasi e la luftën në Ukrainë, Usyk e konfirmon rimeçin me Joshuan

Oleksandr Usyk ditë më parë vendosi që ta lë luftën në Ukrainë për t’iu përkushtuar profesionit të tij.

Kampioni i botës në peshat e rënda i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus, shkruan Gazeta Express.

Por, ai sot ka konfirmuar se ka vendosur për të nisur përgatitjet për përballjen me Anthony Joshuan.

“Vendosa të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshuan, një numër i madh i miqve të mi më mbështesin, faleminderit Zotit për gjithçka”, ka shkruar ukrainasi në “Instagram”.

(Kosova Sot Online)