Navas strehon 30 ukrainas në shtëpinë e tij

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 21:36
Navas strehon 30 ukrainas në shtëpinë e tij

Keylor Navas ua ka siguruar strehimin 30 personave nga Ukraina, të cilët arritën të arratiseshin nga vendi i tyre që po përballet me agresionin rus.

Sipas “Diario Sport”, portieri i PSG-së mësoi për një aksion bamirësie të një shoqate humanitare në Barcelonë , ndaj vendosi t’i bashkohet nismës dhe t’u ofrojë atyre strehim në shtëpinë e tij në kryeqytetin francez

Si pjesë e këtij aksioni solidariteti, 35-vjeçari dhe gruaja e tij blenë 30 shtretër dhe u ofruan ushqim refugjatëve që u vendosën në kinemanë në shtëpinë tyre luksoz në Paris.

“Ai bleu 30 shtretër që i vendosi aty ku ka kinemanë; e shoqja i ka bërë ushqim, i kanë dhënë rroba dhe kanë bërë kult ungjilltar pasi edhe portieri i PSG-së është ungjilltar”, thuhet në artikullin e publikuar nga mediumi spanjoll. 


(Kosova Sot Online)