Botërori me plot yje si Messi, Neymar, Mbappe, Benzema e të tjerë, në “Katar 2022” do t’i shohim edhe Xhakën e Shaqirin

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 22:19
Botërori me plot yje si Messi, Neymar, Mbappe, Benzema e të tjerë, në “Katar 2022” do t’i shohim edhe Xhakën e Shaqirin

Kampionati Botëror “Katar 2022” do të zhvillohet prej datës 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

32 shtete do të marrin pjesë në Botëror, teksa emrat e 20 prej tyre tashmë dihen.

As në Katar nuk do të mungojnë yjet e mëdhenj të futbollit.

Lionel Messin pritet ta shohim në aksion me Argjentinën, por edhe Neymarin te Brazili.

Edhe sulmuesi tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror me Francën, kampionen në fuqi të botës.

Cristiano Ronaldo me bashkëkombësit e tij ende nuk dihet nëse do të jenë pjesë e Botërorit të këtij viti, pasi për të arritur atje duhet ta mposhtin Maqedoninë e Veriut.

Yjet e Anglisë, Spanjës, Gjermanisë, Kroacisë, Belgjikës e Holandës gjithashtu kanë siguruar biletën për në garën më të fortë në botë te kombëtaret.

Vlen të theksohet se edhe shqiptarët, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, do të jenë pjesë e Botërorit me Zvicrën, teksa atyre mund t’iu bashkohen edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, nëse e fitojnë edhe finalen e play-offit ndaj Portugalisë.

Kombëtaret që deri më tani e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror “Katar 2022” janë:

Katari

Gjermania

Danimarka

Brazili

Franca

Belgjika

Kroacia

Spanja

Serbia

Anglia

Zvicra

Holanda

Argjentina

Irani

Korea e jugut

Japonia

Arabia Saudite

Kanada

Ekuador

Uruguai.


(Kosova Sot Online)