Spanjë – Shqipëri, formacionet e mundshme për sonte

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 11:56
Spanjë – Shqipëri, formacionet e mundshme për sonte

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore të muajit mars. “Kuqezinjtë” do të takohen me Spanjën në “RCDE Stadium. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 19:45.

{609358/}

 Kjo do të jetë hera e tetë në histori që këto dy kombëtare përballen mes vete, por hera e parë në një ndeshje të karakterit miqësor. Edoardo Reja pritet që sonte të luaj me formacionin 3-5-2, kurse Luis Enrique me 4-3-3. Spanja: Simon, Azpilicueta, Garcia, Laporte, Alba, Soler, Rodri, Pedri, Sarabia, F. Torres, Olmo. Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Balliu, Bare, Gjasula, Laçi, Hysaj, Broja, Cikalleshi.

(Kosova Sot Online )