Napoli i cakton çmim të lartë Osimhenit, i cili po kërkohet nga Man United e Real Madridi

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 13:38
Napoli i cakton çmim të lartë Osimhenit, i cili po kërkohet nga Man United e Real Madridi

Manchester United e Real Madridi vazhdojnë të jenë dy klubet më interesuara për transferimin e Victor Osimhen. E ardhmja e nigerianit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve në javët e fundit, me një numër klubesh që besohet se janë duke kërkuar shërbimet e tij. Manchester United e Real Madridi besohet se janë klubet më të interesuara, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Sipas “Corriero dello Sport”, Napoli do të kërkoj 100 milionë euro për shitjen e Osimhen. Ndryshe, 23-vjeçari po kalon formë mbresëlënëse te Napoli këtë sezon, duke shënuar 15 gola e regjistruar katër asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online )