Laporta: Do të transferojmë 4 futbollistë, por jo Haalandin

  • G.G /
  • 26 March 2022 - 16:10
Laporta: Do të transferojmë 4 futbollistë, por jo Haalandin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur rreth përforcimeve që skuadra do të bëj gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas tij, klubi katalunas do të nënshkruaj me katër futbollistë.

“Do të kompletojmë të paktën 4 nënshkrime për të përforcuar sulmin, mesfushën dhe mbrojtjen”, tha Laporta.

“Haaland? Ka nënshkrime që nuk mund t’i bëjmë sepse do të dëmtonte ekonominë tonë deri në vitin 2023”, shtoi tutje i pari i klubit nga “Camp Nou”.

Kujtojmë se Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje me Franck Kessien, i cili pritet të transferohet si lojtar i lirë.

Andreas Christensen besohet se do të jetë futbollisti tjetër i cili do transferohet te Barcelona si lojtar i lirë. 

(Kosova Sot Online)