![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Fernandes afër rinovimit me Man United, zbulohen detajet e kontratës së re
![Fernandes afër rinovimit me Man United, zbulohen detajet e kontratës së re](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/26/auto_Bruno-Fernandes-600x3601648307608.png)
Bruno Fernandes dhe Manchester United raportohet se janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovim të kontratës.
Sipas raportimeve nga Anglia, mesfushori portugez pritet të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.
Kontrata aktuale e Fernandesit me klubit anglez skadon më 30 qershor të vitit 2025.
27-vjeçari me kontratën e re thuhet se do të përfitojë 240 mijë funte në javë.
Bruno Fernandes është pjesë e Manchesterit që nga janari i vitit 2020. Ai ka shënuar 49 gola dhe regjistruar 39 asistime në 117 ndeshje në total.
(Kosova Sot Online)