Zbulohet klubi i ëndrrave i Lewandowskit, mund t’i bashkohet gjatë verës

  • S.A /
  • 28 March 2022 - 09:33
Zbulohet klubi i ëndrrave i Lewandowskit, mund t’i bashkohet gjatë verës

Robert Lewandowski i ka idetë e qarta sa i përket së ardhmes së tij.

Sulmuesi polak ëndërron të transferohet në Real Madrid.

Për këtë është i sigurt mediumi spanjoll “AS”. Mirëpo, veterani i sulmit është i vetëdijshëm se prioritet i madrilenëve është Erling Haaland.

Dhe, nëse “Los Blancos” nuk arrijnë ta transferojnë sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit, atëherë mund t’i vihen pas sulmuesit të Bayern Munichut.

Lewandowski nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin bavarez dhe kjo nënkupton se di mund të largohet nga “Allianz Arena” në verën që vjen.

Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit kanë shfaqur klubet angleze, por edhe Paris Saint-Germaini.

Po ashtu, spekulohet se atë e pëlqen edhe Barcelona.

Siç dihet, Lewandowski është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë nga FIFA në dy vjetët e fundit.

Ai ka statistika të jashtëzakonshme dhe në dekadën e fundit ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë. 

(Kosova Sot Online )